Artistja shqiptare, Dhurata Dora, përmes projekteve të saj muzikore ka arritur të dëgjohet edhe jashtë kufijve shqiptar.
Që në paraqitjen e saj të parë, ajo ka arritur të grumbullojë me mijëra fansa, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Pas disa paralajmërimeve, Dhurata gjatë ditës së sotme (e martë) ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.
“Harrom” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Bannz, Tonic dhe Fatjon.
Përpos këtyre dy të fundit, në këtë projekt për tekst ka punuar edhe vet këngëtarja e njohur.
Në klip Dhurata padyshim që shihet me plot stil, për xhirimet e të cilave është përkujdesur Supercut.
Theksojmë po ashtu se fansat mezi prisnin një këngë të tillë, pas hitit “Fajet” nga ajo dhe Azet. /Telegrafi/
© SYRI.net