Rreth dy muaj, më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se Dafina Zeqiri dhe Tayna kanë prishur marrëdhëniet mes tyre.
Gjatë kësaj kohe, nuk kanë munguar as thumbat mes dy këngëtareve.
Së fundmi, po komentohet sërish një thumb i Dafinës, e cila ka ndarë një postim në Instastory, ku flitet rreth diss-it që Eminem i ka bërë 6ix9ine.
“Eminem përgjithmonë! Kur dështakët u bëjnë diss idhujve të tyre!“- ka shkruar ajo krah postimit.
Fansat mendojnë se ky status lidhet me Taynën.
Por, Tayna ka vendosur të qetësoj situatën me një postim të fundit në InstaStory, ku duket se i ka dhënë fund luftës me Dafinën.
“Nuk mund të konkurrosh me mua, unë dua që ti gjithashtu të fitosh.”
© SYRI.net