'Fshij, laj, gatuaj’: Xhensila Pere parashikon se vjehrra 'do të bëjë be në kokën e saj'

'Fshij, laj, gatuaj’: Xhensila Pere parashikon se vjehrra 'do të bëjë be në kokën e saj'

11:56, 22/12/2020

Vajza nga Pogradeci, modele, por që famën më të madhe e mori pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, Xhensila Pere, ngelet një nga femrat më të komentuara në showbiz.

Ajo, së fundmi ishte e ftuara e radhës në “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për jetën e saj profesionale dhe personale.

Xhensila e quajti veten ‘vajzë tipike shqiptare’, madje tha se vjehrra e saj do ta harrojë djalin e vet, pasi do të fokusohet tek Xhensila.

Vjehrra ime do të bëjë be për kokën time, do të harrojë dhe çunin e saj. Përpos faktit që vë zjarrin kudo që shkoj di dhe të shuaj zjarrin. Kam dhe virusin dhe antivirusin. Jam dhe vaksina dhe më beso që përtej kësaj Xhensile dhe atyre deklaratave të mia, është një Xhensilë që është rritur me një familje shumë të madhe dhe tradicionale.

Kur fiken dritat e kamerave është një vajzë tipike shqiptare që lan, fshin, gatuan dhe bën çdo gjë. Xhensila jeton vetëm dhe të gjitha i bën vetë.“, u shpreh Xhensila.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco