FOTO/ U fejuan papritur, ja sa ka kushtuar unaza e diamantit e Ariana Grande-s

FOTO/ U fejuan papritur, ja sa ka kushtuar unaza e diamantit e Ariana Grande-s

19:26, 21/12/2020

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande zbuloi një ditë më parë lajmin e saj të fejesës. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në Instagram ku shihej së bashku me Dalton Gomez, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza prej diamanti.

Ndërkohë në rrjet, ka nisur analizimi i unazës së Ariana-s dhe mendohet se diamanti në formë ovale është 5 karat dhe mund të kushtojë rreth 200 mijë – 250 mijë dollarë.

Ndërsa fansat mendojnë se perla duhet të jetë e njëjta që këngëtarja ka marrë nga gjyshja e saj, sepse ngjason shumë me të. Megjithatë Ariana nuk e ka konfirmuar ende këtë detaj në lidhje me perlën.

Ata përfliten se janë së bashku prej një vit dhe dalja e tyre e parë publike ata e bënë në mars për videoklipin e Ariana dhe Justin Bieber “Stuck With U.”

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco