Fotoja e parë në çift, Katie Holmes dhe Emilio Vitolo zyrtarizojnë lidhjen

Fotoja e parë në çift, Katie Holmes dhe Emilio Vitolo zyrtarizojnë lidhjen

17:53, 21/12/2020

Aktorja e njohur, Katie Holmes festoi 42-vjetorin më 18 dhjetor dhe i dashuri i saj, Emilio Vitolo Jr., shfrytëzoi rastin për t’i shprehur dashurinë publikisht.

Me rastin e ditëlindjes së Kate, ai publikoi një foto bardh e zi të të dyve në Instagram, ku shkroi:

“Personi më i mahnitshëm, më i mirë, më i bukur… Sa herë që shoh fytyrën tënde, më bën të buzëqesh. Gëzuar ditëlindjen! Të dua!” Nuk mungoi as përgjigjja e Katie, e cila ia ktheu: “Faleminderit shumë dashuria ime. Edhe unë të dua!”.

Katie dhe Emilio janë bashkë prej disa muajsh dhe janë shfaqin shpesh bashkë në rrugët e New York City.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco