‘Je një përbindësh’/ Kylie Jenner sulmohet nga aktivistët, ja arsyeja

‘Je një përbindësh’/ Kylie Jenner sulmohet nga aktivistët, ja arsyeja

16:51, 21/12/2020

Kylie Jenner ka revoltuar aktivistët për të drejtat e kafshëve, teksa po dilte nga një dyqan që shet gëzof.

Pasi u largua nga dyqani luksoz në Rodeo Drive të Beverly Hills, ajo hyri në automjetin e saj dhe në këtë moment katër protestues rrethuan automjetin e saj, duke thirrur, “turp të të vijë”, “ti je një përbindësh” dhe “kafshët rripen nga lëkura të gjalla”.

23-vjeçarja shihet duke dalë nga ‘Rolls-Royce’ i saj, kurse pas saj ishin sigurimi që e mbronin prej aktivistëve.

Ylli i Keeping up with the Kardashians është përballur me një situatë të ngjashme edhe në janar kur ajo tregoi papuçet e sapoblera Louis Vuitton të bëra me gëzof, vetëm disa ditë pasi u përpoq të rrisë ndërgjegjësimin për kafshët që kishin ngordhur në zjarret e Australisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco