Foto bardhë e zi dhe mesazhi për 2020 nga Jennifer Aniston, merr miliona pëlqime në pak orë

Foto bardhë e zi dhe mesazhi për 2020 nga Jennifer Aniston, merr miliona pëlqime në pak orë

09:29, 21/12/2020

Jennifer Aniston ''goditi'' përsëri përmes Instagram me një foto seksi.

Një nga aktoret më të famshme të Hollivudit shpërndau një fotografi të veçantë të saj në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa dërgoi një mesazh vetëvlerësimi dhe dashurie që duhet të kemi për veten.

Në foton bardh e zi shohim Jennifer të veshur me një fund xhins mini dhe bikini dhe të shtrirë në lavaman banjo, duke i dhënë një puthje vetes në pasqyrë.

 "Çfarë viti. "Mos harroni t'i dhuroni vetes pak dashuri dhe ta mbani atje", shkroi aktorja në foto.

Fotoja mori mbi 4.5 milion pëlqime dhe mijëra komente positive.

Aktorja gjithashtu zbuloi se fotoja është e vjetër dhe e ka nxjerr nga arkivi i saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco