Christina Aguilera inspiron ndjekësit me mesazhin e saj

Christina Aguilera inspiron ndjekësit me mesazhin e saj

09:25, 21/12/2020

Të premte e kaluar, Christina Aguilera festoi ditëlindjen e 40-të saj.

Pas ditëlindjes, këngëtarja vendosi të ndajë me ndjekësit një mesazh të fortë dhe shumë të ndjerë .

Përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo ndau në disa rreshta, një mesazh inspirues, me ndjekësit.

Në mesin e një teksti të gjatë, ajo ndër tjera ka thënë: “Çfarë koncepti i bukur… jo vetëm t’i ‘mbushësh’ 40 vjet, por të arrish në 40”.

“Unë jam një shpirt i vjetër dhe e vlerësoj mençurinë, mirësinë dhe bukurinë që vjen me çdo vit të ri të jetës”, ka shtuar ajo.

Madje, këngëtraja nuk la pa rikujtuar as faktin sa vit i vështirë ishte për të gjithë, viti që po lëmë pas:

Bota jonë është kthyer mbrapsht, por unë ende kam shumë besim në të ardhmen”, ka shtuar ajo.

Në fund, ajo nuk ka hezituar t’i falënderojë edhe ato, siç i quan ajo “shpirtrat e bukur e të rrallë”, të cilët kanë qëndruar pranë saj 20 vitet e fundit.

Image

 

Image

 

Image

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco