A e dini sa shumë ka fituar Mariah Carey prej këngës së famshme ‘All i want for Christmas is you’?

A e dini sa shumë ka fituar Mariah Carey prej këngës së famshme ‘All i want for Christmas is you’?

20:01, 20/12/2020

“All I Want for Christmas Is You” është një ndër hitet më të njohura festive të të gjitha kohërave, raporton “Mirror”.

Këtë vit, renditet për herë të parë edhe në krye të top listave në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse kanë kaluar 26 vite që kur u publikua në 1994-ën, kjo këngë ‘magjike’ vazhdon të dëgjohet ende.

Kënga mbledh më shumë se 400,000 paund vetëm në Mbretërinë e Bashkuar çdo sezon festiv, por kjo nuk është e gjitha.

Vitin e kaluar, kjo këngë u dëgjua 506,173,888 herë në “Spotify”, sipas një raporti të “Play Her Play” nga “Broadband Deals”.

Ko do të thotë se Mariah Carey ka fituar plot 1,727,777,49 paund në vitin 2019, po ashtu vetëm gjatë sezonit të festave.

Sipas një raporti të publikuar nga “The Economist” në vitin 2017, kënga ka mbledhur rreth 60 milion dollarë në të gjithë botën që nga publikimi i saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco