Të lindur në të njëjtën ditë/ Arbana Osmani tregon se si është të jeni çift ‘binjakësh’

Të lindur në të njëjtën ditë/ Arbana Osmani tregon se si është të jeni çift ‘binjakësh’

15:56, 20/12/2020

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë ndër çiftet më të reja dhe më të komentuar në showbizin shqiptar.

Duket se dyshja kanë gjetur shumë të përbashkëta tek njëri-tjetri dhe me sa duket ato kanë një tjetër të përbashkët, dhe është pikërisht shenja e horoskopit.

Çifti feston ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe janë të dy shenja e ‘Binjakëve’ në horoskop.

Por sipas moderatores, të qenit në një shenjë të njëjtë horoskopi ka dhe anë negative.

Duke qenë të ngjashëm në mendime, Arbana dhe Eduarti kanë blerë të dy të njëjtën vazo me lule Krishtlindjesh, rastësisht.

“Të këqijat e të pasurit një ‘binjak’ si partner. Secili kishte blerë nga një lule Krishtlindjesh e tani kemi 2”, ka shkruar moderatorja krahas postimit.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco