Ndjekësi kritikon simbolin e kryqit në qafën e saj, Adelina Ismaili i tregon vendin

Ndjekësi kritikon simbolin e kryqit në qafën e saj, Adelina Ismaili i tregon vendin

14:54, 20/12/2020

 

Këngëtarja Adelina Ismaili prej kohësh nuk ka qenë aktive në fushën muzikës.

Ajo tashmë ka marrë një tjetër rol në televizion, atë të moderatores.

Adelina tashmë drejton emisionin "Tetë a tetë",.

Në puntatën e fundit, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili është shfaqur e veshur me një fustan jeshil, me një kryq të vendosur në qafë dhe me sa duket ky detaj tërhoqi shumë vëmenjen e ndjekësve të cilët nuk I kursyen aspak kritikat.

Një ndër ndjekësit i ka shkruar se kryqi është simbol i Serbisë. "Hajt me hajër kryqi i Serbisë t'koftë", i ka shkruar ai.

Por as Adelina nuk ia ka vonuar një përgjigje, duke shkruar se kryqi është dhe i Nënë Terezës.

“Kryqi i Nënë Terezës. Patriotizëm shit kur ta kthesh mbiemrin shqip”, i ka replikuar ajo komentuesit, duke e ironizuar mbiemrin e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco