Eminem i kërkon falje publike Rihanna-s në albumin e ri

Eminem i kërkon falje publike Rihanna-s në albumin e ri

12:20, 20/12/2020

Eminem ka 'përdorur' albumin e tij të ri, për ti kërkuar falje publike Rihanna-s, për mbështetjen e mëparshme të tij ndaj  Chris Brown.

albumin e tij të ri surprizë,  në këngën e titulluar 'Zeus', Eminem "me gjithë zemër" i kërkoi falje Rihanna-s teksa  tha se ishte "gabim" prej tij të mbështeste Chris Brown.

"Për mua, për sa kohë unë premtoj të jem i sinqertë / me gjithë zemër i kërkoj falje Rihanna-s” thotë ai. “Për atë këngën, më fal Ri / nuk doja të të shkaktoja hidhërim / pavarësisht, ishte gabimi im”, shton reperi.

Image

Eminem, më herët mbështeti publikisht Chris Brown.

Image

Ish i dashuri i Rihanna-s, Chris, u deklarua fajtor për sulm në 2009 dhe mori pesë vjet provë dhe një urdhër shërbimi komunitar.

Fjalët e Eminem pë yllin e Popit  ishin mbresëlënëse për fansat, ndërkohë kujtojmë se Rihanna ka bashkëpunuar disa herë me Eminem, përfshirë hitin numrin një të tyre, 'Love The Way You Lie'.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco