Këngëtari i huaj i vjedh këngën, Ronela Hajati e ironizon publikisht

Këngëtari i huaj i vjedh këngën, Ronela Hajati e ironizon publikisht

09:56, 20/12/2020

Ronela Hajati prej kohësh i ka munguar botës së muzikës duke mos sjellë një projekt të ri, për shkak të pandemisë.

Mirëpo, së fundmi, Ronela ka zbuluar se një këngëtar nga Puerto Rico, i njohur si Tito El Bambino, i ka vjedhur një nga këngët e saj më të njohura, “Pa Dashni”.

Kënga e tij titullohet “Ok” dhe muzika është e njëjtë me atë të këngëtares.

Ishin pikërisht fansat e Ronelës, ato të cilët vunë re të parët se Tito El Bambino kishte marrë nga kënga e Ronelës,  të gjithë vijën melodike të këngës.

Madje, fansat e Ronelës kanë nisur të komentojnë në profilin e Tito El Bambino për t’i treguar se origjinali i përket artistes shqiptare.

Më pas, edhe vetë Ronela e ka publikuar në profilin e saj në Instagram këngën e Tito El Bambino dhe ka shkruar: “Ishe ma mirë se çokollata, apo jo?”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco