Krenare për origjinën e saj/ Bebe Rexha ia merr valles shqiptare gjatë emisionit

Krenare për origjinën e saj/ Bebe Rexha ia merr valles shqiptare gjatë emisionit

09:33, 19/12/2020

Bebe Rexha ka folur gjithmonë me krenari për origjinën e saj shqiptare.

Së fundmi, Bebe ishte e ftuar në emisionin “Glamour” ku ndërsa po ndiqte disa nga coverat që fansat kishin realizuar me këngët e saj, në një moment nis të kërcejë dhe valle shqiptare ( në minutën e pestë të videos).

Në një moment, autores së hitit “I’m a mess” e tërhoqi versioni i një fansi nga Jordania, me të cilën Bebe nisi të kërcejë.

“Opaa, op, opop”, dëgjohet Bebe Rexha duke thënë duke shtuar:

“Unë jam shqiptare dhe ne bëjmë dasma të tipit ‘Opa, op op’. Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Nuk kisha parë një cover si ky. Ishte vërtet ndryshe”, thotë artistja përgjatë videos.

Kujtojmë që pak javë më parë, Bebe rrëfeu se në fillimet e karrierës së saj mundohej nga fakti nëse duhej të tregonte se ishte një shqiptare.

Ajo tha se kishte modele të tilla si Britney Spears apo Marilyn Monroe si një shembull për të bërë karrierë.

Më tej tregoi se Kim Kardashian e ka inspiruar të ishte vetvetja dhe se ka kuptuar se origjina dhe kultura është e rëndësishme dhe se nuk duhet ta fshehim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco