Poem Blu-në e zë gjumi vetëm me këtë këngëtare

Poem Blu-në e zë gjumi vetëm me këtë këngëtare

08:55, 19/12/2020

Pak ditë më parë Ledri dhe Sara u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Çifti e pagëzuan vogëlushen me emrin e veçantë Poem Blu dhe nuk po i kursejnë fotot e saj duke mos ia fshehur portretin, siç ndodh zakonisht me personazhet publikë.

Ende pa ardhur në jetë, Poem Blu-së, i ati i kushtoi edhe një këngë me titullin “Si baba”.

Por vogëlushen nuk e zë gjumi me këngët e Ledrit.

Sara na ka treguar se Poem Blu fle më qetë, kur Dhurata Dora i këndon.

Këngëtarja shihet në një komunikim me video me Sarën dhe një mikeshë të tyre, teksa Poem Blu fle.

Me siguri Dhurata ndihet shumë e lumtur që bebushja arrin të fle me zërin e saj ndërsa Ledri e Sara tashmë e kanë gjetur zgjidhjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco