Me veshje elegante dhe e kuruar/ Por në shtëpi, dukesha Kate është si të gjitha nënat e tjera

Me veshje elegante dhe e kuruar/ Por në shtëpi, dukesha Kate është si të gjitha nënat e tjera

22:00, 18/12/2020

Dukesha e Kembrixh, Kate është si të gjitha nënat e tjera: e zënë me punë, e dedikuar dhe e dashur me fëmijët, e kur duhet edhe e rreptë.

Të paktën kështu pretendon një burim i afërt me familjen mbretërore, në një intervistë për mediat amerikane, ku ka dhënë informacione të detajuara për jetën personale dhe punën e mbretëreshës së ardhshme të Britanisë, si dhe nënës së tre fëmijëve. Pavarësisht statusit të lartë, pasurisë marramendëse dhe jetës mbretërore, dukesha Kate po mundohet të rrisë 3 fëmijët e saj; Princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis në një mënyrë sa më normale të mundshme.

Burimi i cili preferoi te mbetet anonim, e ka përshkruar familjen e William dhe Kate, si një “familje normale, vazhdimisht të zënë me punë, ku fëmijët luajnë gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin dhe bëjnë vendin rrëmujë. Nuk ka përkulje mbretërore apo formalitete” Sipas të njëjtit burim, dukesha Kate është shumë e qetë në shtëpi dhe e shijon pa masë kohën që kalon me fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

Përsa i përket mirërritjes dhe disiplinimit të fëmijëve, dukesha mesa duket nuk është një nënë shumë kërkuese, por kur është e nevojshme mund të jetë pak e rreptë me to.

“Kate nuk pëlqen ti llastojë fëmijët e saj. Edhe pse ajo nuk është shumë e rreptë dhe kërkuese me ta, nuk ngurron aspak t’u tërheqë vëmëndjen, në rast se ajo mendon se po tregohen të pasjellshëm” - u shpreh burimi i afërt me dukeshën.

Jemi mësuar ta shohim dukeshën e Kembrixhit me veshje elegante dhe makiazh të përsosur, qe gjithmonë impresionon me pamjen e saj. Mirëpo, pas dyerve të mbullura të pallatit të Kesingtonit, Kate është si të gjitha nënat e tjera, që punojnë. Sipas të njëjtit burim, Kate në përditshmërinë e saj preferon rroba praktike dhe sportive, aplikon pak ose aspak make-up, i mban flokët vetëm të kapura bisht dhe i duhet të vrapojë për të marrë fëmjët nga shkolla, pasi ka mbaruar detyrat e saj mbretërore. “Ajo është si të gjitha nënat e tjera, që kanë një punë me kohë të plotë. Thjesht puna e saj është ... ndryshe nga të tjerat./K.H/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco