Nuk ndalet, Capital T ka gati këngën e fundit për këtë vit

Nuk ndalet, Capital T ka gati këngën e fundit për këtë vit

19:45, 18/12/2020

Ky vit ka qenë tepër i ngarkuar për reperin Capital T, i cili lançoi albumin e tij më të ri të titulluar “Skulpturë”.

Projektet e reperit janë pritur me kuriozitet të madh nga publiku dhe “Skulptura” e tij e punuar me aq dashuri e përkushtim, ka rezultuar një sukses i vërtetë.

Mes suksesit të këngëve të reja, Kapo u bë këtë vit kryefjala e portaleve gjithashtu për jetën e tij private, lidhjet sentimentale e thumbave për kolegët.

Por duket se të gjitha këto do të mbesin pas në 2020-ën, ndërsa Capital T ka edhe diçka të fundit për të bërë.

Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka njoftuar disa minuta më parë se po sjell edhe projektin e tij të fundit për këtë vit, i cili do të titullohet “Rrafsh”.

Kjo këngë do të lançohet javën që vjen, ndërsa fansat janë të gjithë gati për dhuratën e fundit të këtij viti.

“Kanga e fundit për sivjet #RRAFSH  javen tjeter…”- ka shkruar Capital T krahas postimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco