Mediat britanike e ironizojnë Rita Orën dhe i japin çmim për ‘sjelljen më të keqe të vitit’

Mediat britanike e ironizojnë Rita Orën dhe i japin çmim për ‘sjelljen më të keqe të vitit’

17:03, 18/12/2020

“Bad Manners Awards” apo BMA është ngjarja vjetore e cila ‘shpërblen’ apo thënë më mirë ndëshkon me çmime të famshmit për “sjelljet më të këqija të vitit”.

“E shpërblyer” me një nga çmimet e sjelljeve më të këqija të vitit është shqiptarja Rita Ora, për shkak të festës së paligjshme që tentoi ta organizojë për 30 vjetorin e saj të lindjes.

Rita Ora udhëtoi drejt Egjiptit pa kryer tampon dhe organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, duke mos ruajtur në këtë mënyrë as distancën fizike. Për këtë arsye ajo mori një lumë kritikash nga fansat dhe një gjobë prej 10 mijë paund.

Me ironi Rita është cilësuar si një njeri vetëmohues dhe në të shkruhet se përveçse është këngëtare, është gjithashtu një mikrobiologe e kualifikuar, e specializuar për viruset.

“Ajo që askush prej nesh nuk dinte deri kohët e fundit për Rita Orën është se përveçse është një furnizuese e një melodie të rangut të mesëm, ajo është gjithashtu një mikrobiologe shumë e kualifikuar, e specializuar në viruse”, shkruan me ironi faqja e BMA që ia ka dhuruar çmimin.

Përveç, Rita Orës personazhe të tjerë të njohur kanë marrë çmim për sjelljet më të këqija, duke përfshirë Jess Glynne për “veshjen më të keqe”, Princin Wiliam dhe Kate Middleton për “reagim jo të mirë” në Emmy Awards etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco