FOTO/ Zbulohet lidhja e fshehtë e Tom Cruise me aktoren 20 vite më të re

FOTO/ Zbulohet lidhja e fshehtë e Tom Cruise me aktoren 20 vite më të re

16:40, 18/12/2020

Tom Cruise ka nisur një histori të re dashurie me kolegen e tij të “Mission Impossible 7”, Hayley Atwell.

Dyshja janë afruar më shumë me njëri-tjetrin pas xhirimeve të filmit dhe kjo ka ndikuar që të nisë edhe një histori dashurie.

58 vjeçari dhe 38 vjeçarja janë të pandashëm që nga dita e parë që janë njohur bashkë.

Kujtojmë se Tom nuk është përfolur për ndonjë romancë që nga divorci me ish-bashkëshorten e tij, Katie Holmes, në vitin 2018, ndërsa Hayley thuhet se është ndarë nga ish-partneri i saj në fillim të këtij viti.

“Izolimi dhe gjithë vështirësitë e tjera që erdhën me të, i kanë afruar ata akoma më shumë me njëri-tjetrin dhe janë bërë të pandashëm. Ata janë takuar bashkë për shumë orë dhe ajo ka qenë në shtëpinë e tij në Londër. Ata shkojnë shumë bashkë dhe duken shumë të lumtur”, kanë thënë burime pranë aktorëve për “The Sun”.

Ndërkohë Tom Cruise ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike këto ditë, për shkak të një regjistrimi në të cilin ai dëgjohej duke kërcënuar stafin e filmit. Ata kanë thyer rregullat anti-Covid dhe kjo gjë duket se e ka mërzitur shumë aktorin e njohur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco