E ofenduan për veshjen në Festival, Mirud: Jam burrë dhe jam artist

E ofenduan për veshjen në Festival, Mirud: Jam burrë dhe jam artist

14:34, 18/12/2020

Këngëtari nga Kosova, por, që jeton në Amerikë, Mirud, ka reaguar pas komenteve që ka marrë, pas paraqitjes së tij në Festivalin e RTSh-së.

Ai tha se nuk është ndjerë mirë që e kanë fyer për veshjen, që e kanë akuzuar dhe që në fakt, njerëzit janë kapur te veshja e tij, e jo të performanca e kënga, shkruan Syri Kosova.

“Njerëzit që degradojnë të tjerët shpesh përfundojnë duke degraduar veten e tyre. Eshte qesharake sesa komente të keqe në pikëpyetje nëse unë jam një burrë apo grua për shkak të një veshje që kam veshur natën e kaluar në Fik 59’ Kur ne fakt ju keni pare shume artist qe nuk jan gay dhe kan veshje edhe me femrore prsh: Harry Styles, Bad Bunny, J Balvin, Nick Jonan etj....kena jan te gjithe artist straight dhe kan veshje ende me te dramatike se e imja. Këto komente nuk më shqetësojnë sepse unë kam dëgjuar të gjitha keto gjera më parë. Unë jam një burrë dhe unë jam një ARTSIT dhe po bëj më mirë se shumica e të gjithë juve që janë ulur pas një kompjuteri tërë ditën duke përhapur urrejtje ndaj dikujt që në të vërtetë po përpiqet të bëjë një diqka pozitive në mënyrë që herën tjetër të ecni në rrugë, nuk keni pse të shqetësoheni nëse vriteni ose rriheni sepse jeni ju, sepse jeni vetja” është reagimi i tij.

Kujtojmë që në Festivalin e RTSH-së, Mirud po merr pjesë me këngën ‘Nëse vdes’.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MIRUD (@mirudofficial)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco