Pas padisë nga nëna e saj, reagon Vanessa Bryant: Po përpiqet të më zhvasë para

Pas padisë nga nëna e saj, reagon Vanessa Bryant: Po përpiqet të më zhvasë para

13:44, 18/12/2020

Vanessa Bryant së fundmi ka tërhequr një vëmendje të madhe të mediave teksa është shprehur e irrituar dhe ka akuzuar nënën e saj se po përpiqet që t’i zhvasë paratë përmes një procesi gjyqëor ‘joserioz dhe të turpshëm’.

Nëna e sa, Laine kërkon mbështetje financiare nga vajza e saj duke pretenduar se ka punuar pa pagesë si asistente personale dhe si dado për një kohë të gjatë në familjen Bryant.

Ajo pretendon gjithashtu, se para vdekjes, Kobe Bryant i premtoi se do të “kujdesej” për të përgjatë gjithë “pjesës tjetër të jetës së saj”.

Ndërtkohë nga ana tjetër, Bryant mohoi pretendimet e nënës së saj, me anë të një postimi në Instagram, ku tregoi  se e ka mbështetur financiarisht Laine për gati 20 vjet dhe se e ëma kurrë nuk ka qenë asistentja apo dadoja e familjes së saj.

‘Gjithmonë kam qenën nënë shtëpiake dhe bashkëshorti im e unë, kemi qenë kujdestarë me kohë të plotë për vajzat tona,’-shkroi ajo. ‘Për gati dy dekada ne e lejuam nënën time të jetonte në pronat tona, pa asnjë kosto për të sepse na tha se nuk kishte para për të blerë shtëpi pas divorcit. Bashkëshorti im dhe unë menduam që do ishte mirë që ajo të mos jetonte në shtëpinë tonë. Ajo qëndronte me vajzat tona herë pas herë, ashtu si shumica e gjyshërve, dhe kurrë nuk u kujdes për çështje biznesi ose shpenzime.”

Në padinë e saj, Laine pretendon se punoi për më shumë se 12 orë në ditë, pas të drejtë pushimi ndërsa kujdesej për fëmijët e Bryants për gati 18 vjet sepse Vanessa Bryant i dha asaj një “orar rraskapitës dhe udhëzime të hollësishme”.

Ndërkohë Bryant u shpreh se nëna e saj kujdesej vetem herë pas herë për vajzat kur ishin fëmijë.

Ajo shtoi se e ëma e ka kontaktuar përmes një ndërmjetësi dhe i ka kërkuar 5 milionë dollar, një shtëpi dhe një Mercedes.

‘Ajo nuk e merr parasysh se si kjo po ndikon tek fëmijët e mi dhe tek unë,”- tha Vanessa.

‘Burri im kurrë nuk i premtoi nënës time asgjë dhe ai do të ishte kaq i zhgënjyer me sjelljen e saj dhe mungesën e ndjeshmërisë,’- u shpreh Vanessa.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco