‘Më ktheve në shtëpi’ Bebe Rexha ja merr valles popullore shqiptare në emisonin e famshëm amerikan

‘Më ktheve në shtëpi’ Bebe Rexha ja merr valles popullore shqiptare në emisonin e famshëm amerikan

12:04, 18/12/2020

Bebe Rexha, ishte e ftuar së fundmi në një nga emsionet më të famshme ‘Glamour’.

Gjatë emisioni, Bebe, ndoqi disa covera të punuar nga fansat e saj, të cilët i sollën këngët e yllit të popit, në versione të ndryshme.

Këngëtarja me famë botërore, u suprizua nga coverat e fansave dhe komplimentoi vlerat e secilit prej tyre.

Mirëpo vëmendjen e Bebes Rexhës e tërhoqi një një fans nga Jordania, i quajtur Abdullah Ghannam.

Ai kishte realizuar ‘cover’ këngën e saj të famshme “Say my name” me daulle, dhe Bebe nuk i rezistoi dot atmosferës dhe filloi të kërcente.

Në momentin që dëgjoi këtë ‘cover’, 31-vjeçarja filloi të kërcejë pasi ky interpretim i kujtoi dasmat shqiptare.

 “Është sikur stil shqiptar, unë jam shqiptare dhe në bëjmë dasma të tipi ‘Opa, op op’. Ne Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Ishte vërtet ndryshe dhe unë e pëlqeva këtë”, thotë Bebe përgjatë videos.

 “Abdullah, ishte e mrekullueshme, do të doja të shihja më shumë ‘covera’ të realizuar në këtë mënyrë, është vërtet argëtuese, më ktheu ‘në shtëpi’ për një moment”, u shpreh Bebe Rexha.

ImageImage

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco