Einxhel Shkira flet për debatin me Stresin: Mund të kisha vrarë veten…

Einxhel Shkira flet për debatin me Stresin: Mund të kisha vrarë veten…

11:27, 18/12/2020

Vetëm pak ditë më parë, mes reperit Stresi dhe ish moderatores Einxhel Shkira, pati një 'përplasje' të fortë, e cila degradoi në sharje dhe fyerje ndaj njëri-tjetri në rrjetet sociale.

Ishte qëndrimi i Einxhel në lidhje me protestën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha,  ajo çfarë trazoi ujërat mesa dyshes.

Moderatorja ishte kundër dhunës në protestë.

E ftuar ditën e djeshme në ‘Ftesë në pesë’ moderatorja foli për herë të parë mbi këtë ndodhi aspak të këndshme të jetës së saj.

“Unë mund të isha një person depresiv dhe nga gjithë ajo që ndodhi mund të kisha pirë dy kokrra, kisha vrarë veten dhe hajde pastaj si do e zgjidhim? Për kë do dilnim pastaj në protestë? Për një person që ia shkatërruan jetën virtualisht? Vetë ne apo ata që e bënë këtë gjë janë çdo ditë kriminelë. Nuk janë ata më të mirë se polici që vrau Klodianin,”- u shpreh Shkira.

Ndërkohë, Einxhel tregoi e përlotur se kishte marrë dhe një mesazh nga mamaja e saj e cila po ashtu ishte prekur nga sherri mes dyshes, dhe i kërkonte asaj të rrinte larg dhe të mos përfshihej më në komente.

Siç është gjynah babai i atij djalit që vdiq, është gjynah edhe mamaja ime. Mesazhi që më ka shkruar ka qenë :

‘Einxhel. të lutem mami mos u merr më me këto gjëra. Shiko jetën tënde. Mos komento më asgjë, është hera e fundit. Dhe në emisione të tjera, të bëjnë çfarë të duan, ti nuk do shkosh, nuk do të thuash më asgjë.

Të lutem, mos u merr me asnjë. Ti je vajzë e zgjuar, ndaj të lutem, se njerëzit po merren me ty duke thënë gjëra shumë të rënda. Ty të lutem mami, sepse zemra nuk duron dot më’”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco