E keni pyetur veten si duket dukesha Kate në shtëpi?

E keni pyetur veten si duket dukesha Kate në shtëpi?

11:04, 18/12/2020

Të gjithë e njohim Kate për stilin e saj të veçantë dhe pamjen e saj të kuruar, dhe pse natyra e saj është shumë modeste.

Por si duket Kate në shtëpi?

Një burim pranë familjes mbretërore, tregoi për revistën “People”, se Kate është shumë e qetë.

“Kate është shumë e qetë në shtëpi, bën një jetë normale, me fëmijët që vrapojnë nëpër shtëpi dhe bëjnë zarare”- tha burimi për People.

“Ajo është një mama me vetëbesim dhe i qorton fëmijët kur sillen keq” - shtoi ai.

E nëse po pyesni për pamjen e dukeshës kur është në shtëpi, na lejoni t'ju themi se Kate vishet si të gjithë ne: Thjeshtë.

 “Ajo nuk i rregullon flokët, thjesht i kap bisht. Vishet me rroba sportive ose me fustan dhe atlete, shumë pak makeup. Kjo është jeta e një nëne me 3 fëmijë”- përfundoi burimi , teksa na tregoi më shumë për Kate.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco