Ky fundvit e ka gjetur në New York, pranë njeriut të zemrës, Anwar, këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa.
Dua, duket se po e shijon shumë atmosferën festive në New York.
Për Duan dhe pse një vit pandemik, ky ishte një vit shumë i suksesshëm.
Një natë më parë, këngëtarja, ndau me publikun disa fotografi të realizuara në qytetin e New Yorkut, që tashmë është mbuluar nga bora e bardhë.
Ajo, duket mjaft atraktive e veshur me një kostum me katrorë të kaltër dhe të bardhë, teksa fustan i saj është i dekoruar edhe me lule.
Në një nga fotot që Dua ndau me ndjekësit, tregoi momentin se si për pak rrëshqiti dhe sa nuk u rrëzua në dëborë.
© SYRI.net