Seks me vajza të mitura dhe drogë, FBI bastis zyrat e manjatit të modës

Seks me vajza të mitura dhe drogë, FBI bastis zyrat e manjatit të modës

10:54, 17/12/2020

Manjati kanadez i modës Peter Nygard është arrestuar me dyshimin e abuzimit seksual të vajzave në moshë madhore madje dhe të mitura gjatë 25 viteve të fundit, pasi i joshi ato me premtime për t' i bërë pjesë në fushën e modës.

Nygard, 79 vjeç u arrestua pas një padie të paraqitur në gjykatën e Winnipeg, Kanda me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Arrestimi i tij për abuzime seksuale erdhi pasi FBI bastisi zyrat e manjatit të modës në Manhattan.

Bastisja erdhi menjëherë pasi 10 gra paditën Nygard duke thënë se ai kishte joshur vajzat e varfëra me para në Bahamas dhe i premtonte atyre se do t’i fuste në botën e modës.

Disa nga vajzat pretenduan se ishin 14 dhe 15 vjeç kur Nygard u dha atyre alkool dhe drogë dhe më pas i përdhunoi.

Nygard mohon të gjitha akuzat dhe flet për një komplot të kurdisur nga një fqinj miliardier në Bahamas.

Prokuroria tha se Nygard ofroi premtime të rreme për mundësi, së bashku me mbështetje financiare, për të joshur viktimat, duke kufizuar lëvizjet e tyre për t’i izoluar ato.

Miliardieri dyshohet se sulmoi me forcë disa nga viktimat, ndërsa disa të tjera u droguan nga bashkëpunëtorët e manjatit për t’i detyruar ato të bënin marrëdhënie seksuale.

 Nygard dyshohet se kishte marrëdhënie personale me disa nga viktimat, duke i'u referuar atyre si "të dashura" ose "ndihmëse". 

Ai u kërkoi atyre të udhëtonin me të dhe të merreshin me aktivitete seksuale edhe me burra të tjerë. 

Dyshohet se miliardieri abuzoi me disa gra dhe vajza në pronat e tij në Marina del Rey, California dhe Bahamas, gjatë të ashtuquajturës "Pamper Party".

 Për prokurorinë, ai gjithashtu pretendoi se u bëri presion "mikeshave" për të bërë seks me burra të tjerë në klube seksi dhe "swingers" në New York City, Miami, Los Angeles dhe Winnepeg.

Pas akuzave fillestare nga 57 gra, përfshirë 18 kanadeze, u bashkuan me çështjen, sipas së cilës Nygard gjithashtu ju dha ryshfet disa zyrtarëve në Bahamian për të rekrutuar viktima. 

Për avokatët e viktimave, Nygard madje mbajti një bazë të dhënash në një server të korporatave me emrat e mijëra viktimave të mundshme. 

''Nygard International'' filloi në Winnipeg si prodhues i veshjeve sportive. 

Uebfaqja e tyre thotë se ka më shumë se 170 dyqane në Amerikën e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco