Arjoni tregon versionin e historisë së tij me Anën: 'Kemi kryer marrëdhënie intime'

Arjoni tregon versionin e historisë së tij me Anën: 'Kemi kryer marrëdhënie intime'

10:29, 17/12/2020

Pas publikimit të fotos së Anës në shtrat me Arjonin, dyshja u kthye ne kryefjalën e mediave rozë.

Pas versionit të Anës mbi foton, në puntatën e djeshme të ‘Përputhen’  ka reaguar edhe Arjoni, duke folur për versionin e tij të historisë mes dyshes.

Ndër të tjera, Arjoni ka pohuar se mes tyre ka egzistuar një histori dashurie, dhe se gjithçka filloi vetëm 3 ditë pasi Arjoni u bë pjesë e ‘Përputhen’.

Mirëpo, sipas Arjonit, gjërat mes tij dhe Anës kishin avancuar, pasi ai u shpreh se ata kanë kryer edhe  marrëdhënie seksuale.

"Nuk jemi takuar askund tjetër, përpos shtëpisë time, as jashtë, as në lokale dhe as rrugë. Kemi patur marrëdhënie intime. Ajo femër është vazhdimisht në ndjekjen e një preje. E publikova foton sepse dua të parandaloj që një tjetër të jetë viktimë e saj. Ana është gjithmonë në kërkim të një preje.

Nuk ishte për hakmarrje dhe as keqdashësi. Ana duhet të më falenderojë që nuk i kam thënë këto deklarata me gojë, sepse ajo do kishte mohuar gjithçka dhe në një moment të dytë do kisha nxjerrë fakte unë dhe ajo do kishte ngelur shumë bllof.

Kam pasur shumë vështirësi ta kuptoje tamam sikur ishte. Do të prek dhe një moment, kur kemi kërcyer me Anën në studio. U justifikuam të dy sikur Ana nuk po ndihej mirë. Nëse shikoni mirë unë i kam thënë diçka aty. I kam thënë pse vendose buzëkuqin e kuq. Arsyeja pse ajo ka ndaluar kërcimin është sepse mendonte se do ta puthja në studio dhe po ta puthja në studio do mbaronte gjithçka për atë. Ma ka thënë dhe jashtë emisionit që një puthje në studio do ishte konfirmim i një çifti. Ajo nuk donte të dilte me mua. Asaj i intereson vetëm karrigia, të vazhdojë emisionin.

E publikova foton që ajo të mos ketë më mundësi të vazhdojë qëllimin e saj, duke mashtruar çunat. Ajo është një femër dinake", tregoi Arjoni.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco