Dua Lipa shkëlqen në shëtitjen me qenin e saj në rrugicat e New York-ut

Dua Lipa shkëlqen në shëtitjen me qenin e saj në rrugicat e New York-ut

15:38, 16/12/2020

Ajo pati një muaj të ngarkuar, duke performuar në disa shfaqje dhe ngjarje virtuale të çmimeve.

Dua Lipa, dukej e relaksuar teksa shëtiste me qenin e saj Dexter në New York City, të martën.

Këngëtarja 25-vjeçare me origjinë shqiptare, dukej në super formë teksa kishte veshur një bluzë të bardhë, të prerë në tërthorazi, me një xhup jeshil të fryrë me përmasa të mëdha. 

Dua e shoqëroi pjesën e sipërme të veshjes, me xhinse të gjera të cilat kishin model të gjurmëve në secilën këmbë.

Gjatë shëtitjes së saj, Dua, u fotografua duke mbajtur qenushin e saj të ëmbël nën krah, të cilin ajo dhe Anwar e birësuan verën e kaluar.

ImageImage

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco