Hoqi dorë nga Saimiri pasi e pa atë teksa puthej me motrën e saj, flet Albana

Hoqi dorë nga Saimiri pasi e pa atë teksa puthej me motrën e saj, flet Albana

15:08, 16/12/2020

Në puntatën e fundit të ‘Love Story’ njëra nga binjaket,   ë cilat erdhën në program për të fituar zemrën e Saimirit, Albana, u lagrua nga programi pasi pa disa skena intimiteti dhe afrimiteti mes motrës së saj, Silvanës dhe Saimirit.

Binjaket, kishin premtuar më fillim të programit,se nëse njëra nga ata do të kishte një kimi me Saimirin, tjetra do të largohej nga programi.

Në intervistën për “Daily Love Story”, Albana u shpreh se vendimin e ka marrë që kur Silvana i kishte treguar se si kishte shkuar takimi i tyre.

"Më në fund më hoqët qafe. Mendoj që bëra zgjedhjen e duhur, me largimin tim duhet të mbyllet dhe gjithë ky diskutim. Mendoj se dhamë mesazhin e duhur. Atë ç'ka thamë në fillim, i qëndruam deri në fund. Unë s'kam patur asnjë takim me Saimirin kështu që mu duk absurde që diskutohet aq shumë për ne të dyja. Jam e lumtur që mbaroi këtu", u shpreh Albana .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco