Trashëgimtarët e Micheal Jackson fitojnë procesin gjyqësor kundër HBO

Trashëgimtarët e Micheal Jackson fitojnë procesin gjyqësor kundër HBO

12:13, 16/12/2020

Trashëgimtarët e Michael Jackson kanë fituar çështjen në një gjykatë apeli kundër rrjetit televiziv me pagesë HBO për dokumentarin ‘Leaving Neverland’ (2019) e transmetuar nga ky i fundit, në të cilin ylli i muzikës pop akuzohet për abuzim seksual të dy djemve të mitur.

Trashëgimtarët e Jackson paditën HBO për 100 milion dollarë duke argumentuar se dokumentari shkelte një klauzolë 27-vjeçare të mos-denigrimit nga një film koncerti i vitit 1992 nga turneu "Dangerous" i këngëtarit. 

HBO ka argumentuar se klauzola është e parëndësishme për mosmarrëveshjen aktuale dhe akuzon trashigimtarët e Jackson se po përpiqen të heshtin për viktimat e abuzimit seksual.

HBO ka akoma mundësinë e apelimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco