‘Ju kërkoj falje dhe shërim të shpejtë!’/ ‘Stresi’ distancohet nga dhuna, ka një mesazh për policët e….

‘Ju kërkoj falje dhe shërim të shpejtë!’/ ‘Stresi’ distancohet nga dhuna, ka një mesazh për policët e….

11:28, 16/12/2020

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi” është distancuar nga dhuna gjatë protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Labeli i tij muzikor ka publikuar një deklaratë, që është shpërndarë gjithashtu në Insta story-n e reperit, ku thuhet se Stresi ka qenë organizator i protestës paqësore por për shkak të numrit të pjesëmarrësve situata është përshkallëzuar.

Mandej kërkohet një ndjesë publike ndaj policëve që mbetën të lënduar gjatë protestës.

“Sa për info, po Stresi ka qenë organizator i protestës për vrasjen e një të riu nga një punonjës shteti (polic) Por kur është organizuar protesta është organizuar protestë paqësore për drejtësi.

Por shkaku që turma ka qenë e madhe dhe s’ka mundësi kushdo që të jetë ta mbajë protestën +2000 veta në nivel të qetë. Por duhet ta dimë që jo të gjithë policët janë të njëjtë sikur gishtat e dorës së njeriut. Ne si stafi i Bad Boys Label dhe Stresi ju kërkojmë falje dhe shërim sa më të shpejtë disa policëve të pafajshëm që janë lënduar në protestë.

Ne tani konfirmojmë dhe pranojmë që familjen e Klodianit ta ndihmojnë financiarisht patën apo s’patën nevojë. Zoti e pastë mëshiruar në Xhenet vllaun tonë Klodianin dhe Zoti ua heqtë mërzinë familjes. #NeJemiMeJu Bëhuni të fortë.”, thuhet në reagim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco