Dëshmia shokuese e vajzës së Michael Jackson: Babin ma vranë, mua më dhunuan

Dëshmia shokuese e vajzës së Michael Jackson: Babin ma vranë, mua më dhunuan

10:41, 16/12/2020

Paris Jackson, vajza e mbretit të popit Michael Jackson, ka dhënë një intervistë duke folur për herë të parë për dyshimet e forta që familja e saj ka mbi vdekjen e të atit.

Tash 20-vjeçare vajza e tij është shprehur se babanë e saj e kanë vrarë, ndërsa ka rrëfyer se katër vite më parë është përdhunuar nga një i panjohur. Ajo ka treguar se kjo ngjarje e rëndë e ka prekur aq shumë sa disa herë ka tentuar të vrasë veten.

Ndërsa sa i takon vdekjes së të atit  vite më parë, ajo ka treguar se edhe vetë ikona e muzikës kishte frikë dhe kishte pohuar se në fund dikush do ta vriste. E pyetur se kush ishte i që e donte të vdekur, ajo është përgjigjur se ishin disa dhe do t’i shkojë deri në fund kësaj historie për të vënë para drejtësisë vrasësit.

Michael Jackson u gjet i vdekur në banesën e tij dhe sipas deklaratës mjekoligjore, këngëtari kishte gjetur vdekjen nga një sulm në zëmër pas përzierjes së disa drograve të ndryshme dhe konsumimit të tyre. Për këtë shkak, mjeku i tij u dënua me 4 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco