Nuk zbatuan rregullat anti-covid, Tom Cruise nuk përmbahet, shpërthen në të shara ndaj ekuipazhit të tij

Nuk zbatuan rregullat anti-covid, Tom Cruise nuk përmbahet, shpërthen në të shara ndaj ekuipazhit të tij

08:09, 16/12/2020

Nëse punoni pranë Tom Cruise dhe nuk zbatoni masat anti-covid jeni automatikisht të pushuar.

Ylli 58 vjeçar është regjistruar së fundmi duke ulëritur dhe qortuar dy anëtarët e ekipit të filmit të “Misioni: I pamundur 7’’ sepse sipas ‘The Sun’ ata po qëndronin një një distancë më pak se 2 metra me njëri-tjetrin.

Në audion e publikuar nga gazeta britanike, aktori i njohur dëgjohet duke u bërtitur dy punonjësve të ekipit të filmit, duke i kërcënuar ata edhe me pushim nga puna nëse arrin përsëri të shkelë rregullat e rrepta që janë vendosur në shesh xhirime.

Sipas New York Post , ylli i Hollivudit ka bërë përpjekje të mëdha për të imponuar rregulla të rrepta në xhirimet e filmit të ri, i cili aktualisht po zhvillohet në Britani. 

Kjo është arsyeja pse dy punëtorët që shkelën këto rregulla e nervozuan aktorin, duke shpërthyer në tone të ashpra, që mund të dëgjoni në video. 

“A e kuptoni përgjegjësinë që keni? Sepse unë do të merrem me arsyen tënde. Dhe nëse nuk mund të jesh i arsyeshëm dhe unë nuk mund të merrem me logjikën tënde, ti je pushuar nga puna' dëgjohet të thuhet në video ndër të tjera.

I shtati "Misioni: E pamundur" ishte një nga filmat e parë që mbylli prodhimin për shkak të koronavirusit kur braktisi xhirimet në Venecia, Itali, në shkurt.

Prodhimi rifilloi në Shtator, me xhirimet në Itali, Norvegji dhe Londër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco