FOTO/ Tayna zbulon të përbashkëtën e saj me vajzën e Ledrit dhe Sarës

FOTO/ Tayna zbulon të përbashkëtën e saj me vajzën e Ledrit dhe Sarës

17:47, 15/12/2020

Gjatë ditës së djeshme, Tayna festoi ditëlindjen e saj të 24-t me shumë miq e familjarë  në një festë.

Një ditë më pare, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilën ende nuk e kanë prezantuar me fansat e tyre të shumtë.

Ledri konfirmoi lajmin e bukur në Instagram, ku publikoi një foto nga spitali teksa mban dorën e Sarës duke shkruar vetëm datën e djeshme:  14.12.2020.

Pas publikimit të fotos, nisën menjëherë urimet nga miqtë dhe fansat.

Ndër komentet e shumta, sytë na zunë edhe komentin e reperes së njohur, Tayn-ës. Përveç urimit, ajo ka vënë në dukje se kanë lindur të dyja në një datë, si ajo edhe vajza e Ledrit.

“Ditëlindjen me mua!  Urime! Jetë të gjatë dhe të lumtur!”– ka shkruar reperja, e cila ditën e djeshme festoi 24-vjetorin e lindjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco