VIDEO/ Krishtlindjet në shtëpinë e Ajkës, Xhensilës e Besit: Në këtë vit të mbrapshtë, familja është gjithçka e shenjtë

VIDEO/ Krishtlindjet në shtëpinë e Ajkës, Xhensilës e Besit: Në këtë vit të mbrapshtë, familja është gjithçka e shenjtë

16:14, 15/12/2020

Festat kanë ardhur në shtëpinë e çiftit të njohur të Showbizit dhe vogëlushes së tyre, Ajkës.

Edhe këtë vit, Krishtlindjet kanë një kujtim të veçantë në familjen Kallaku, pasi çifti ka realizuar një super video që na kënaqi sytë në Instagram.

Ata shfaqen duke luajtur dhe duke përkëdhelur njëri-tjetrin, duke gatuar e duke u përqafuar së bashku, ndërsa gëzimi lexohet qartë në sytë e tyre.

Këngëtarja në Instagramin e saj shkruan:

 “Dashuria eshte mbi gjithcka! Ne kete vit te mbrapshte, familja eshte gjithcka e shenjte.
Festa te mbara, te bukura me njerezit tuaj dhe familjet tuaja. Bekime dhe zemra te ngrohta.
Me dashuri, familja Kallaku”.

Ndërkohë, Besi shkruan se vetëm Zoti na ka në dorë dhe ai sjelltë një vit sa më të mirë për çdo shqiptar.

“Dritat e festave jane shume te pakta ne krahasim me driten qe na ke sjell ti Ajka. Vetem Zoti na ka ne dore! Lavdia e tij per gjithcka! Ai sjellt nje Vit me te mire per secilin prej jush, per cdo shqiptar. Zoti ju rujt. Me respekt, shpaja Kallakut! .
(Kjo eshte nga ata heret qe bojm sikur po gatuajme vete).”

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco