Pas lajmit se do të bëhet me vajzë, Tolgahan: Dhurata ime më e bukur

Pas lajmit se do të bëhet me vajzë, Tolgahan: Dhurata ime më e bukur

15:00, 15/12/2020

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan, njoftuan vetëm pak kohë më parë se do të bëhën prindër për herë të dytë.

Ditën e sotme, Almeda Abazi ka publikuar një video në rrjetet sociale ku ka treguar gjininë e bebes.

Në videon e publikuar, duket çifti të cilët po darkonin në mesin e familjarëve dhe Tolgahan mbante para tij një kuti ku ndodhej një body ngjyrë e kuqe, ku u nënkuptua se ata janë në pritje të një vajze.

Çifti u përqafuan të emocionuar teksa shkëmbyen puthje dhe përqafime mes tyre.

Ndërsa, vetëm pak orë pas videos e cila u bë virale në mediat rozë, aktori turk Tolgahan Sayisman  e publikoi  këtë moment në Instastory duke treguar se kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrte.

"Ky lajm ishte dhurata ime më e bukur për ditëlindje! E gjithë familja u mblodh rreth tavolinës për ditëlindjen time dhe mora lajmin më të bukur që mund të merrja", shkruan Tolgahan.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco