Këngëtarja e njohur thotë se kurrë nuk e ka urryer dikë më shumë se Donald Trumpin

Këngëtarja e njohur thotë se kurrë nuk e ka urryer dikë më shumë se Donald Trumpin

14:30, 15/12/2020

Ajo zotohet se do të kërcejë nëse ai përballet me ndjekje penale pas largimit nga detyra.

Artistja legjendare, 74-vjeçare, tha se ajo kurrë nuk e ka urryer dikë më shumë se Presidentin Donald Trump dhe zotohet se do të ‘kërcejë’ nëse ai përballet me ndjekje penale pas largimit nga detyra, shkruan Daily Mail.

“Unë e urrej atë,” tha Cher për “The Guardian” në një intervistë të kryer në Londër, duke shtuar se ajo kurrë nuk e ka urryer dikë në “tërë jetën e saj”, aq shumë.

Fituesja e “Oscar”, e krahasoi Trumpin me ish-presidnetin George W.Bush, një tjetër objektiv i zemërimit të saj ekstrem.

“Unë pothuajse nuk e pëlqeja Bushin kur ai filloi ato luftëra” tha Cher. “Por një gjë që unë di është se ai e do Amerikën dhe Trump jo”.

Ylli i “Burlesque” përmendi emrin e presidentit të 45-të në ikje kur u pyet se si e kishte trajtuar bllokimin pandemik në të cilin ndodhet shumë pjesë e botës që nga marsi mes përhapjes së koronavirusit.

Cher thotë se Trump mendon që nuk ka ndonjë përgjegjësi të na ndihmojë

“E urrej ta quaj atë edhe president sepse gjithçka që bën është të shikojë TV”, deklaroi ajo.

“Unë thashë nëse Trump nuk mund të jetë në Shtëpinë e Bardhë, ai do ta djegë atë”, tha ajo. ‘Ai po përpiqet të bllokojë Joe në çdo moment. Ai është personi më hakmarrës që kam parë”.

“Unë mendoj se ai po lufton kaq shumë sepse do të ndiqet penalisht kur të dalë nga Shtëpia e Bardhë”, përundoi këngëtarja. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco