Jeta e këngëtarëve nga Kosova, buzë shkatërrimit: Nuk e morën centin as nëpër xhirimet e Vitit të Ri

Jeta e këngëtarëve nga Kosova, buzë shkatërrimit: Nuk e morën centin as nëpër xhirimet e Vitit të Ri

13:20, 15/12/2020

SYRI KOSOVA

Këngëtarët kosovarë ia kanë parë sherrin vitit 2020, veçanërisht pandemisë që shkaktoi sëmundjen COVID-19.

Që nga fillimi i marsit, pas mbylljes totale të Kosovës, janë anuluar mbrëmjet muzikore, dasmat dhe ahengjet e ndryshme, duke bërë kështu që këngëtarët të pësojnë humbje të mëdha financiare, bashkë me ta edhe zinxhiri organizues.

Tash që jemi në muajin dhjetor dhe gjendja me pandemi nuk ka kaluar, këngëtarët kishin edhe një shans të fitonin, mirëpo, as kjo nuk u bë.

Fjala është për xhirimet e fundvitit.

Syri.net Kosova, me burime të saj pranë disa produksioneve, ka mësuar se këngëtarët nuk e kanë marrë asnjë cent nga këto xhirime ku shkuan të këndojnë.

“Jo nuk i kanë pagu. Veç këngët ua realizojnë këngëtarëve falas, por, ua marrin paratë e klikimeve që ju vijnë në Youtube në këto xhirime”, tha burimi.

Po ashtu, tutje shtoi se këngëtarët e rinjë duhet që të paguajnë në mënyrë që të mund të dalin dhe të marrin pjesë në xhirimet e tilla.

“Këngëtarët e rinj paguajnë. 100 a 200 euro i japin edhe shkojnë në xhirime” citohet burimi në fjalë.

Nga ana tjetër, përpos që nuk paguhen, këngëtarëve, sidomos femrat e estradës shpenzojnë një “mal me para” për fustane e parukieri.

Ndonëse kanë mbetur pa asnjë kacidhe, këngëtarët po presin ditë të mira që të vijnë e të fillojnë aty ku kanë mbetur, për të fituar edhe për vitin që po e lëmë pas.

Kujtojmë që këngëtarët, ashtu siç ka raportuar Syri gjithë këto muaj, nuk kanë pasur asnjë përfitim nga ana e Qeverisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco