Edhe një klip nga Dua po vjen, i fundit për këtë vit

Edhe një klip nga Dua po vjen, i fundit për këtë vit

11:38, 15/12/2020
Dua Lipa ka zbuluar se ajo përfundoi xhirimet e klipit të ri muzikor.

Dua Lipa ka korrur suksese të panumërta këtë vit pandemie.

Ajo fillimisht fitoi popullaritet duke kënduar në YouTube.

Ndërsa familja e saj u zhvendos nga Londra në Kosovë kur ajo ishte 13, Dua u kthye në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj.

Këngëtarja angleze e pop-it fitoi famën ndërkombëtare nga këngët “New Love”, “Be the One”, “New Rules” dhe “Idgaf”.

Por ky vit ishte kulmi i suksesit të saj ndonëse gjendemi në një pandemi vdekjeprurëse, gjatë karrierës së saj 5 vjeçare ajo u nominua për 205 çmime teksa fitoi 65 prej tyre deri tani.

Disa nga çmimet e fituara nga Dua këtë vit ishin, “Favorite Song” në AMAs, “Powerhouse Award” në Billboard Women in Music, “Winning Songs” në BMI London Awards, “Best Female”, “Best British Act”, “Best British Artist” në Global Awards, e shumë të tjerë.

Ndërsa duket se Dua nuk di të ndalet pasi ajo po punon drejt një projekti të ri muzikor për fundvit.

Dua ndau me fansa një imazh ku zbuloi se ajo ka përfunduar xhirimet e videoklipit të fundit për këtë vit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco