Shpallet Miss Italia 2020,  ja kush është bukuroshja që rrëmbeu kurorën e bukurisë

Shpallet Miss Italia 2020, ja kush është bukuroshja që rrëmbeu kurorën e bukurisë

08:35, 15/12/2020

1.78 cm e gjatë me sy jeshil dhe flokët gështenjë, nr.81 është zgjedhur Miss Italia 2020 në një edicion special të drejtuar nga Alessandro Greco dhe Margherita Pratico në mungesë të publikut dhe për herë të parë, pa televotim për shkak të pandemisë COVID-19.

Bukuroshja që rrëmbeu kurorën e bukurisë quhet Martina Sambucini dhe është 19 vjeç. 

Sabucini sapo ka marrë diplomën e shkollës së mesme dhe dëshiron që të mbaroj studimet e saj me një specializim në komunikim dhe psikologjinë në marketing.

  Gjithashtu ajo aspiron të nisë rrugën në botën e modës.

Për pjesëmarrjen e saj në konkurs ajo shpjegon:

 "Unë kam qenë gjithmonë e rrethuar nga njerëz që më motivonin të regjistrohesha, por para këtij viti nuk kam pasur kurrë guximin ta provoj. Vendosa të përfshihem duke u përballur me kufijtë e mi dhe ndrojtjen time, gjë që tani do ta bëja një mijë herë më shumë sepse është një përvojë që më bëri të përjetoj emocione të reja dhe të takoj njerëz të mrekullueshëm në një mjedis super pozitiv ”.

Edicioni 81 i Miss Italisë ishte shumë i ndryshëm nga i zakonshmi, për shkak të  distancës  dhe maskave. 

Organizatorja e konkursit Patrizia Mirigliani është shprehur se pavarësisht momentit në të cilën ndodhemi, unë doja t’u jepja këtyre vajzave një ëndërr dhe shpresë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco