Albana tërhiqet nga 'Love Story' pasi shikon takimin e nxehtë të motrës binjake me Saimirin

Albana tërhiqet nga 'Love Story' pasi shikon takimin e nxehtë të motrës binjake me Saimirin

09:05, 15/12/2020

Takimi i 'nxehtë' që njëra nga binjaket, Silvana, pati me Saimirin, ku nuk munguan as puthjet në buzë, u transmetua në puntatën e djeshme.

Por, binjakja tjetër, Albana, sapo pa takimin e të motrës me Saimirin, deklaroi se do të tërhiqet nga spektakli.

“Siç e kemi shprehur që në fillim, une do jem koherente. Ne e kemi thënë që në momentin që do shohim një afrimitet, tjetra do tërhiqet. Unë e kam parë këtë tek motra. Unë shpresoj ta lë në duar të sigurta dhe të përfundojnë bashkë”, është shprehur Albana.

Përpos Albanës, nga 'Love Story' u larguan edhe dy vajza të tjera, të cilat nuk morën një trëndafil nga Saimiri, Drita dhe Kejda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco