Adelina Ismaili feston ditëlindjen e 41-të, por ja sa seksi duket

Adelina Ismaili feston ditëlindjen e 41-të, por ja sa seksi duket

21:57, 14/12/2020

Ajo sot (e hënë) feston ditëlindjen e 41-të.

Fjala është për divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, e cila ka filluar të merret me muzikë qysh në moshë të re.

Tashmë ajo është e njohur si simbol seksi, artiste e talentuar dhe mbi të gjitha ka sjell projekte e hite të shumta.

Përgjatë viteve, Adelina ka qenë shumë e komentuar për paraqitjet atraktive nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme, e po ashtu shumë e përfolur edhe për jetën personale.

E njëjta momentalisht është nënë e një djali, ndërsa po vazhdon të jetë akoma e angazhuar në skenë.

Megjithëse ka lënë më anash muzikën, zeshkania këtë vit ka nisur një projekt të ri si prezantuese me emisionin e saj të parë.

Pavarësisht kësaj, Adelina njihet si autore e shumë hiteve përfshirë këtu: “Sajzeza” me Elita 5, “Kanagjeqi”, “Amaneti”, “Zemrën nuk ta fal”, “Lumja unë për ty”, “S’ke ku shkon”, “Kasandra”, “Mos ma ndal”, “Ushtarit tim”, etj. /Telegrafi/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco