Babagjyshi i këtij viti/ Reperi italian dhuron mijëra euro njerëzve të prekur nga pandemia

Babagjyshi i këtij viti/ Reperi italian dhuron mijëra euro njerëzve të prekur nga pandemia

20:57, 14/12/2020

Babagjyshi i Vitit të Ri për këtë vit mban emrin Fedez. Reperi i njohur Italian dhe bashkëshorti i blogeres së njohur, Chiara Ferragni, publikoi një video në Instagram ku tregoi se ai ka dhënë pako me mijëra euro për 5 njerëz me fat, zgjedhur nga kategoritë më në vështirësi për shkak të pandemisë.

Paratë ju dhanë një motoristi, një burri të pastrehë, një artisti, një kamarieri dhe një vullnetari që punonte me ambulancat.

“Paratë u dhuruan nga ndjekësit e mi në kanalin e Tëitch. Ata zgjodhën kategoritë sociale që donim të mbështesnim, ata të cilët po vuajnë më shumë efektet e krizës për shkak të pandemisë së koronavirusit. Na u deshën tre orë për të gjetur njerëzit e duhur, por ishte  gjë e bukur”, tregoi Fedez në Instagram.

Ai xhiroi gjithçka dhe e transmetoi në kanalin e tij në Tëitch. Pakon e parë me para ai ja dha një kasieri të McDrive, ndërsa të fundit një djali, i cili sapo hapi dhuratën nxitoi për të bërë një selfie me Fedez.

Kujtojmë se Fedez dhe Chiara Ferragni, janë përfshirë në projekte të fushës sociale.

Ata morën disa ditë më parë titullin më të lartë  “Amborgino d’oro” për ndihmën që kanë dhënë gjatë valës së parë të Covid-19.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco