Tayna, reperja që e ndërroi komplet lojën në estradë, sot ka festë

Tayna, reperja që e ndërroi komplet lojën në estradë, sot ka festë

15:31, 14/12/2020 Nga Erdonit Hoxha

Erdhi si uragan në skenë dhe akoma po vazhdon të jetë ajo që e ka qendrën e vëmendjes te të gjithë shqiptarët.

Tayna është nofka e reperes Doruntina Shala, e cila që nga debutimi në muzikë, e deri sot, ‘shkaktoi’ tërmet në estradë, pasi, erdhi si ndryshim, si inspirim për shumë emra të tjerë, madje, edhe për ato që ishin pjesë e shoubizit, tash e sa vite, shkruan Syri Kosova.

Këtë 14 dhjetor, Tayna po e feston ditë e lindjes.

Por, cilat janë sukseset e reperes deri më sot, që e nxisin akoma që të festojë e punojë më shumë?

Tayna ishte vajza që e ndryshoi historinë e Hip-Hopit në Kosovë, madje, siç thotë ajo “me dy këngë i mbushi klubet e natës”.

Dashuria, ndjekja në rrjetet sociale, fama që iu dha, ishte plot me meritë. Artistja punoi fort dhe tregoi atë që di ta bëj më së miri, jo më kot është këtu ku është.

Sidoqoftë, sukseset e saj nuk u ndalen.

Reperja publikoi edhe shumë këngë, të cilat u bërë hite, bashkëpunoi me emrat më të dashur për publikun, duke krijuar një bagazh të madh dhe të kujdesshëm artistik.

Muzika e saj kaloi kufijtë, u dëgjua, u pëlqye edhe nga emrat e mëdhenj të muzikës botërore, siç është Maluma, shkruan Syri Kosova.

Talenti, stili i saj dhe pjesa unike u vërejtën edhe kompanitë muzikore, pasi, nënshkroi kontratë me Sony Music në Gjermani.

Emri i Taynës dhe fytyra e saj u bë imazh edhe i një kompanie në Kosovë.

Të gjitha këto, këngëtarja i ka arritur duke punuar. Ajo edhe sot vazhdon të punojë dhe së shpejti do e sjell një projekt muzikor, ashtu siç ajo di.

Urime ditëlindjen Tayna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco