Ledri dhe Sara bëhen prindër të një vajze

Ledri dhe Sara bëhen prindër të një vajze

14:53, 14/12/2020

Ledri dhe Sara bëhen prindër.

Rep-artisti i njohur, Ledri Vula, deri më tani ka qenë në pritje të fëmijës së parë.

Burime të brendshme afër dyshes kanë konfirmuar se tashmë ai dhe Sara janë bërë prindër për herë të parë, shkruan RTV 21.

Ani pse vajza e tyre erdhi në jetë, çifti ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e saj.

Lajmin e gëzuar dyshja e bënë muaj më parë, në një postim në rrjetin social Instagram, teksa bënë të ditur edhe gjininë e foshnjes.

Fansat e reperit e po ashtu edhe blogeres për një kohë të gjatë kanë pritur lindjen e Sarës, ku kjo e fundit ka mbushur profilin në rrjete sociale nga koha e shtatzënisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco