Njihuni me yjet që urrejnë Krishtlindjet

Njihuni me yjet që urrejnë Krishtlindjet

11:39, 14/12/2020

Shumica e njërzve mezi i presin Krishtlindjet dhe Vitin e Ri dhe e lënë atmosferën e festive t'i rrëmbejë që në fillim të muajit Dhjetor.

Por, duket se ka dhe nga ato persona që nuk e dëshirojnë shumë këtë periudhë të vitit, madje kjo periudhë i acaron ato!

Dhe kur flasim për persona që i urrejnë festat, e kemi fjalën edhe për personazhe të njohur si Miley Cyris, Ozzy Osbourne dhe Lady Gaga.

Miley Cyrus, ka treguar se e quan veten një “kurrnace” kur vjen puna tek shpenzimet për festat e fundvitit.

Madje thotë se këngët e Krishtlindjeve e acarojnë.

“Në këtë periudhë viti, unë bëj kujdes të mos e hap fare radion sepse nuk i duroj dot ato këngët e Krishtlindjeve. Mua Krishtlindjet më bëjnë kurrnace. Teksa të gjithë duan të jenë të lumtur, mua më duket çdo gjë shtirje”-thotë Miley.

Image

Por, duket se edhe Ozzy Osbourne nuk i do Krishtlindjet gjithashtu “Duhet të hap gjithë ato dreq dhuratash. Çfarë shpërdorimi letrash! I urrej Krishtlindjet. Dikur e gjeja si justifikim këtë festë që të pija, por tani e urrej”-tha këngëtari.

Image

 “I urrej festat e fundvitit. Jam e vetmuar dhe e mjerë, me këto dreq lodrash”- tha këngëtarja Lady Gaga, teksa u shfaq e zëmruar duke goditur një lodër Santa, gjatë një koncerti.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco