Stresi i shkruan babait të Klodit: Djali yt nuk po përdoret, duam t’iu mbrojmë

Stresi i shkruan babait të Klodit: Djali yt nuk po përdoret, duam t’iu mbrojmë

10:36, 14/12/2020

Reperi Stresi ka shkruar një letër publike për babain e Klodit, djali që u vra mizorisht disa ditë më parë në Shqipëri.

Ai në këtë letër, i kërkoi të atit të djalit që të mos mundohet t’i qetësoj gjakrat, pasi, kjo çështje nuk është vetëm familjare, por, shqiptare në përgjithësi, shkruan Syri Kosova.

Po ashtu, reperi tha se emri i Klodit nuk po përdoret për asnjë arsye, thjeshtë duan t’i mbrojnë shqiptarët nga vrasja.

“Por mos e prit respektin nga ata qe te bene presion, se kriminelet jane bastarda, dhe nuk e kuptojne dashurine prinderore, ata njohin vetem dredhin e pushtetit, per te perfituar nga ju dhe ne ditet me te veshtira tuajat!

Gjithçka dine te bejne, u permblodh ne vrasje, inkriminim, shpifje dhe terror.

Dhe i nderuar, mos harro se drejtesia nuk erdhi nga policia, gjykata apo Ministri i Brendshem i cili qartazi nuk deshi te mbante pergjegjesi, erdhi vetem nga ata njerez qe protestuan dhe dihet kur ka trazira e te gjithe shohin, viktima s'mbetet me thjesht viktime” tha ndër tjera reperi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STRESI (@stresi)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco