FOTO/ Cher dhe veshja e saj në Londër për të cilën të gjithë flasin

FOTO/ Cher dhe veshja e saj në Londër për të cilën të gjithë flasin

20:23, 13/12/2020

Shija dhe stili i mirë testohen me kohë. Këngëtarja e njohur, Cher u pa teksa ecte në rrugët e Londres, gjatë një vizite në këtë qytet me një pamje asimetrike, moderne dhe shumë e dëshiruar nga adhuruesit e saj.

Këngëtarja 74-vjeçare kishte zgjedhur një pallto asimetrike nga Maison Margiela, të cilën ajo e kombinoi me xhinse, çizme dhe me një beretë lëkure, në ngjyrë të zezë dhe të bardhë.

Ajo mbante një maskë të zezë që i mbulonte tërë fytyrën, por vëmendjen e mori stili i saj tërheqës dhe klas njëkohësisht.

Pamja e Cher jo vetëm që shkaktoi një sensacion në Londër, ajo gjithashtu u bë virale në të gjitha rrjetet, me një veshje ideale për ata që duan të dallohen me stil si ajo, moderne dhe unike. 

Nëse ka diçka që e dallon Cher, është vëmendja e saj në detaje dhe kjo nuk bëri përjashtim, sepse për këtë vizitë në Londër ajo zgjodhi një vështrim të frymëzuar nga historia e saj. Kjo pallto e shkurtër, modeli 'Memory of', ka strukturën emblematike të Maison Margiela, e cila u frymëzua nga uniformat detare britanike.

Palltoja kushton afërsisht 69,498 pesos (monedha meksikane)./Burimi:MxHola/ Përshtati: K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco