E trishtë/ Covidi i merr jetën legjendës së muzikës Country

E trishtë/ Covidi i merr jetën legjendës së muzikës Country

19:51, 13/12/2020

Legjenda e muzikës country Charley Pride ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Pride ndërroi jetë ditën e shtunën në Dallas, Texas për shkak të komplikimeve të shumta nga Covid-19.

Ai fitoi tre Grammy dhe në vitin 2000 u bë anëtari i parë me ngjyrë i Shtëpisë së Famshme të Muzikës Country.

Pride dha performancën e tij të fundit vetëm një muaj më parë kur u paraqit në CMA Awards 2020 në Nashville për të kënduar “Kiss An Angel Good Mornin” me Jimmie Allen.

Kujtojmë se Pride regjistroi dhjetra këngë që kryesuan në top listat e muzikës country, duke përfshirë “Kiss an Angel Good Mornin” dhe “Is Any Goin ‘to San Antone”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco