Bekim Zogaj publikon këngë ‘Oj dashnia e zemrës’

Bekim Zogaj publikon këngë ‘Oj dashnia e zemrës’

17:43, 13/12/2020

Me tekst dhe muzikë nga Valon Biba e orkestrim nga Wirusi, këngëtari Bekim Zogaj për festat e fundvitit vjen edhe me një tjetër këngë atraktive të titulluar ‘Oj dashnia e zemrës’, një projekt që risjell këngëtarin përfundvit me shumë surpriza e mes tyre edhe potpuri e këngë solo.

Këngëtari Zogaj gjithnjë është cilësuar si atraksion i festave të fundvitit pasiqë vjen me befasi të mëdha në projektet muzikore duke bashkëpunuar kështu me shumë emra të njohur të muzikës duke e bërë atë një potencial në skenën muzikore shqiptare.

Kënga e fundit e tij është komentuar shumë nga publiku shqiptarë duke marrë kështu atë energjinë pozitive ku dëgjuesi do të ketë me vete këngën kudo që të shkojë, e për të dëgjuar më shumë këtë hit mjafton të klikoni në linkun në vazhdim:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco